Bashkohu me ne

Dërgo kandidaturën tënde!

Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e familjes sonë, lexo më poshtë rregullat e pjesëmarrjes dhe dërgo kandidaturën tende.

Faqja ka për synim promovimin e artizanatit shqiptar. Qëllimi është krijimi i një komuniteti ku mund të lindin bashkëpunime, dhe ku klientët të zgjedhin produktet me më shumë lehtësi.

Pjesëmarrja në faqe është tërësisht falas.

Por pjesëmarrja kërkon përmbushjen e disa rregullave të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Është "kontrata" ose "garancia" jonë kundrejt artizanëve dhe klientëve tanë!

  • Produkti duhet të jetë Shqiptar, të paktën ne pjesën e përpunimit të tij.
  •  Duhet të jetë i punuar me dorë plotësisht, ose në pjesën më të madhe të tij.
  •  Profili në Instagram duhet të jetë publik dhe duhet të mbetet publikë gjatë gjithë kohës së pjesëmarrjes në faqe.
  •  Çdo pjesëmarrës angazhohet që fotot e produkteve që publikon janë imazhe të produkteve të prodhuara realisht nga vetë ai/ajo.
  • Kjo pikë është shumë e rëndësishme për të ruajtur të drejtat e krijimtarisë së artizanëve por edhe nje garanci ndaj klientave të mundshëm se ajo ç'ka shohin nga një ekran paraqet realisht produktin që dëshiron të blejë. Albartizan.al rezervon të drejtën të kërkojë video të artizanit që punon gjatë krijimit.
  •  Fotot që do të publikohen në faqen tonë duhet të kenë një kualitet artistik dhe teknik të mirefilltë.
  • Kjo pikë është e rëndësishme për të ruajtur kualitetin e faqes dhe për të pasur sa më shumë impakt tek ndjekësit.
  •  Çdo pjesëmarrës pranon që të publikojë një foto personale të artizanit ose të përfaqësuesit të biznesit.
  •  Çdo pjesëmarrës në rrjet angazhohet që të shpërndajë në profilin e artizanatit, postimet e albartizan.al ose postimet e drejtpërdrejta të artizanëve me tag "@albartizan.al" ose "#albartizan”.
  •  Nuk aprovojmë cilindo që praktikon teknika jo-organike të rritjes të followersave kështu që nuk mund të pranojmë kandidate te cilet praktikojnë blerje followersash, teknika follow/unfollow, blerje followersash nëpërmjet organizimesh giveaway, kundrejt pagesës, etj. Profilet kandidate do të monitorohen për një periudhë kohe të vlefshme gjatë së cilës do të kuptohet nëse praktikohen apo jo këto teknika. Nuk aprovohen të gjitha teknikat që janë kndër rregullores së pjesëmarrjes ne Instagram.
  •  Çdo kandidaturë do të vlerësohet nga katër pjesëtarët e stafit të albartizan.al. Tek vlerësimi do të merret parasysh cilësia e fotove, cilësia dhe autenticiteti i produkteve, praktikimi i teknikave etike në faqet sociale, përshtatja e produktit kundrejt target të albartizan, varieteti i produktit ndërmjet pjesëmarrësve.
  •  Mos respektimi i rregullave të mësipërme, përbën mospjesëmarrje ose përjashtim nga platforma.
Product added to wishlist

Ne përdorim cookies për të personalizuar dhe optimizuar përmbajtjen që ju shfaqet, në mënyrë që t'ju garantojë përvojën më të mirë të blerjes në internet. Duke klikuar "Prano të gjithë cookies", ne do të vazhdojmë t'ju ofrojmë oferta dhe sugjerime të personalizuara, bazuar në ato që ju pëlqen. Nëse preferoni, mund të zgjidhni të vazhdoni të përdorni opsionin "Vetëm cookies të kërkuara". Sidoqoftë, ju lutem vini re se bllokimi i disa llojeve të cookies mund të ketë një ndikim në mënyrën se si ne mund t'ju ofrojmë përmbajtje të personalizuar që mund t'ju pëlqejnë.

Për më shumë informacion në lidhje me cookies dhe pse i përdorim ato, vizitoni faqen tonë të Politikave të Cookie në çdo kohë.