Albartizan.al lind nga miq dhe bashkëpunëtorë të Artistike Zadrima.
Duke u përballur me tematikat e punës artizanale, qëndrueshmërisë, zhvillimit të ekonomisë vendase dhe mbi të gjitha femërore, lindi ideja e një portali, ku artizanët shqiptarë anembanë të mblidhen në një hapësirë të dedikuar, ku klientët e mundshëm të mësojnë diçka më shumë mbi vetë artizanët dhe punimet e tyre
Qëllimi ynë
Qëllimi i parë i këtij portali është një rrjet kontaktesh, me anë të të cilit artizanët të ndërmarrin nisma bashkëpunimi. Gjithashtu, albartizan.al dëshiron të bëhet një pikë përmbledhëse e krijimeve më të bukura e cilësore shqiptare, ku klientët mund të shfletojnë, të interesohen, të vlerësojnë produktet shqiptare për të kryer zgjedhjen e tyre në mënyrë të vetëdijshme. Dëshirojmë dhe do të përpiqemi të jemi garant ndaj klientit po aq sa ndaj artizanëve, të cilët, para publikimit të produktit, do të përpilojnë disa pika me informacionet e duhura për materialin, origjinën, etj të cilat do të bëjnë të mundur vendosjen e etiketës, edhe pse në mënyrë virtuale, "Handmade in Albania".